Kosova në alarm, Herolind Shala futbollisti i radhës që mungon ndaj Çekisë

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar të marrë lajme të këqija, pasi edhe Herolind Shala i është bashkuar listës së të lënduarve.

Sport

22/08/2019 14:36

Ndeshja me Çekinë, e cila zhvillohet me 7 shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 në orën 15:00, nuk ka nisur me lajme të mira për Kosovën.

Pas Hekuran Kryeziut, Arbër Zenelit dhe Milot Rashicës, futbollisti tjetër që pritet të mungojë është edhe mesfushori Herolind Shala.

Shala ka pësuar një lëndim në stërvitje me Valerengan, ka konfirmuar klubi norvegjez.

Burimet e Telegrafit kanë treguar se 27-vjeçari do të futet në operim të hënën dhe pritet të mungojë rreth gjashtë javë.

Rrjedhimisht kuptohet se Herolind Shala do të jetë mungesa e katërt e Kosovës për përballjen me Çekinë dhe Anglinë që zhvillohen në fillimin e muajit shtator. /Lajmi.net/