“Kosova ndan dhe promovon vlerat frankofone”

Presidenti i vendit Hashim Thaçi po merr pjesë në Samitin e 17-të të Frankofonisë që po mbahet në Armeni.

Lajme

11/10/2018 13:29

Në një postim në Facebook ai ka thënë se Kosova po i promovon vlerat humaniste dhe universale të Frankofonisë.

“Sot nisi punimet Samiti i 17-të i Frankofonisë, në Jerevan të Armenisë, duke bashkuar përfaqësues të mbi 80 shteteve të botës”, ka shkruar Thaçi.

“Republika e Kosovës ndan dhe promovon vlerat humaniste dhe universale të Frankofonisë, si dhe promovon në vijimësi gjuhën dhe kulturën frënge të hapësirave frankofone”. /Lajmi.net/