Kosova natyralizon organizatorin e Z Mobile Prishtina

Kombëtarja e Kosovës në basketboll është përforcuar edhe me një tjetër lojtar.

Sport

18/05/2019 23:54

Organizatori i Z Mobile Prishtina, Divine Myles, është lojtari që do të paraqitet me fanellën e Kosovës, pasi federata ka vendosur ta natyralizojë atë, përcjell lajmi.net.

Ka qenë trajneri i Prishtinës, njëkohësisht i Kombëtares së Kosovës, Damir Mulaomerovic ai që ka bërë një kërkesë  të tillë.

Kësaj kërkese i është përgjigjur në mënyrë pozitive edhe vet basketbollisti, për të përfunduar pastaj formalitetet e kërkuara.

Myles ka pasur një sezon mjaft të mirë, duke korrur suksese me skaudrën ‘bardh e kaltër’, por ai pati paraqitje shumë të mira edhe në aspektin individual.

Mbetet të shihet se si do të përshtatet Myles me lojën e kombëtares kosovare. /Lajmi.net/