Kosova mund të përfitojë ekonomikisht shumë nga nga Japonia
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar në Prishtinë me anëtarin e Dhomës Përfaqësuese, president i Shoqatës së Miqësisë Japoni-Kosovë, Ryu Shionoya.

Lajme
Ministri Hoxhaj e njoftoi përfaëqsuesin japonez, Shionoya, për progresin që po arrihet në Kosovë, si dhe për forcimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.
Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën.
Ryu Shionoya vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen e mëtutjeshme për vendin tonë.
Hoxhaj dhe Shionoya vlerësuan lartë marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve dhe shkëmbimeve bilaterale.
Ministri Hoxhaj po ashtu theksoi se Kosova mund të përfitojë shumë nga Japonia në asistencë dhe ekonomi, si dhe në disa sektorë të IT-së, industrisë, etj.