Kosova mund të luajë me Irlandën
Përfaqësuesja e Kosovës mund ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Irlandën, në muajin maj. Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin ‘Debat’ në Klan Kosova. “Ndeshjen e radhës do ta zhvillojmë me Përfaqësuesen e Turqisë, ndërsa jemi në negociata edhe me Irlandën”, deklaroi Thaçi. “Sa jam i…
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës mund ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Irlandën, në muajin maj.
Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin ‘Debat’ në Klan Kosova.
“Ndeshjen e radhës do ta zhvillojmë me Përfaqësuesen e Turqisë, ndërsa jemi në negociata edhe me Irlandën”, deklaroi Thaçi.
“Sa jam i informuar, përballja me Turqinë do të luhet përsëri në Mitrovicë, kurse me Irlandën nuk është vendosur asgjë. Unë jam angazhuar personalisht për ndeshjen me Haitin, Turqinë, por edhe Irlandën”, vazhdoi Thaçi.
Federata e Futbollit të Kosovës po planifikon që Përfaqësueses së Kosovës t’ia gjejë një kundërshtar të dytë në muajin maj, pasi tashmë pothuajse është e sigurt se ekipi i Albert Bunjakit në maj do të luajë me Turqinë.
Kosova debutoi në arenën ndërkombëtare më 5 mars, duke luajtur me Haitin në Mitrovicë, me të cilin barazoi, 0:0.