Kosova, miqësore me Shqipërinë në qershor

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll pritet të zhvillojë një miqësore luksi në muajin qershor me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sport

31/01/2015 20:41

Sipas raportit të bërë nga reporteri.net, mësojmë se Përfaqësuesja e Futbollit në Kosovë, pritet të luajë një miqësore luksi në muajin qeshor me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sipas këtij raporti, mësojmë se FFK ka rënë dakord me Federatën Shqiptarë të Futbollit për një ndeshje miqëesore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Miqësorja në fjalë do të zhvillohet në muajin qershor.

Ajo që mbetet në dyshim rreth këtij raporti, është vendi se ku do të zhvillohet kjo miqësore.

Përndryshe, në miqësoret që ka zhvilluar Kosova ndaj Haitit, Turqisë, Senegalit dhe Omanit, ka pësuar dy humbje, ndërsa ka arritur një fitore dhe një barazim.