Kosova me tifoz special në Bullgari, Halil Kastrati në përkrahje të tyre

Përfaqësuesja e Kosovës luan sonte ndeshjen e tretë eliminatore të Euro 2020 kundër Bullgarisë, në Sofje.

Sport

10/06/2019 18:03

Në kryeqytetin bullgar nuk ka munguar përkrahja e madhe, por brenda skuadrës është edhe një tifoz special.

Humanisti Halil Kastrati do t’i përkrahë nga afër djelmoshat tanë në stadiumin nacional ‘Vasil Levski’, shkruan lajmi.net.

Kastrati, i cili udhëheq me shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’, ka publikuar fotografi së bashku me lojtarët.

Kujtojmë se ditë më herët, futbollistët e Kosovës dhe Halil Kastrati i dhuruan një shtëpi një familje skamnore.

Ndeshja e sontme fillon nga ora 20:45, ndërsa të pranishëm pritet të jenë rreth 600 ‘Dardanë’. /Lajmi.net/