Kosova me super përfocim për ndeshjet kualifikuese në EURO 2020

Kosova ka marrë një tjetër lajm fantastik.

Sport

12/03/2019 12:53

Përfaqësuese së Kosovës në futboll mund t’i shtohet edhe një lojtar në radhët e saj.

Albert Vallçi me shumë gjasë do të jetë prurja e re e Përfaqësueses së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Mbrojtësi kosovar që aktualisht luan te Red Bull Salzburg, është duke i kompletuar dokumentet për t’iu bashkuar Kosovës nga qershori i këtij viti.

Albert Vallçi mund të luajë në tri pozicione defanzive, si në dy krahët dhe në qendër të mbrojtjes.

FFK ka filluar punën për kompletimin e dokumenteve për ta sjell mbrojtësin në skuadër, andaj edhe FIFA e UEFA do ta lejojnë përzgjedhjen e tij.

Vallçi (23) aktualisht në tregun e transferimeve ka një vlerë rreth 600 mijë euro, i gjatë rreth 1.90 cm, ndërsa ka pasaportë të Austrisë. /Lajmi.net/