Kosova mbyll aventurën në kërling, përfundon në pozitën e gjashtë

Kosova ka mbyllur një tjetër aventurë interesante në sferën e sportit.

Sport

18/10/2019 09:26

Ekipi i Kosovës në kërling ka mbyllur garimin në kampionatit botëror të kërlingut, për mikse,  transmeton lajmi.net.

Ky kampionat është mbajtur në Skoci, në qytetin e Aberdeenit.

Kosova doli e gjashta nga shtatë kombëtare, pa mundur të kualifikohet tutje.

Fitorja ndaj Nigerisë vlerësohet sukses për Kosovën që debutoi në këtë botëror. /Lajmi.net/