Kosova – Malta, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

21:32 | 11 Tetor 2018

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës së Maltës.

Përfaqësuesja e Kosovës po përballet me Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përfaqësuesja jonë ka arritur që të shkoj në pushim me golin e shënuar nga Benajmin Kololli në minutën e 30’, pas asistimit të shkëlqyer nga Valon Berisha, raporton “lajmi.net”.

Kosova ka arritur që ta dominoj bindshëm pjesën e parë, duke pasur posedimin e topit mbi 60 për qind.

Përfaqësuesja e jonë kishte mbi dhjetë raste për të shënuar gol në 45’ minutat e parë, mirëpo nuk arriti që t’i konkretizonte rastet. /Lajmi.net/