Kosova kundër Frankfurtit dhe Werderit

Përfaqësuesja e Kosovës ka aranzhuar edhe dy ndeshje miqësore, për muajin mars. Ekipi i selektorit Albert Bunjaku do të ndeshet me Eintracht Frankfurtin dhe Werder Bremenin.

Sport

27/02/2015 12:35

Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur dy kundërshtar të ri për ndeshje miqësore gjatë muajit mars.

Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaku do të ballafaqohet me dy ekipe gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), nëpërmjet një komunikate për media.

“Pas evaluimit të ofertave për ndeshje miqësore me disa Përfaqësuese jo aq të forta dhe me pëlqimin e Përzgjedhësit të Kosovës u konfirmua nga ana e Organizatorit të ndeshjeve si dhe Sponsorit te FFK-së, Zt. Dieter Burdenski zhvillimi i dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës kundër Eintracht Frankfurt me datën 24.03.15 në Frankfurt (ora 19) si dhe me datën 27.03.15  (ora 18) kundër Werder-Bremen në Nordhorn”, shkruan në njoftimin e FFK-së.