Kosova kishte nevojë për gola, derisa golashënuesi më i mirë i Superligës e shikonte ndeshjen nga tribunat

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë barazoi 1 me 1 ndaj Andorrës në ndeshjen e vlefshme për fazën para-kualifikim në Euro 2024. Në minutat e fundit, “Dardanët” sulmuan pa ndërpre për të shënuar golin e fitores, por nuk e arritën dhe kështu siguruan vetëm një pikë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Lajmi.net Trajneri Alain Giresse është në…

Sport

29/03/2023 09:03

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë barazoi 1 me 1 ndaj Andorrës në ndeshjen e vlefshme për fazën para-kualifikim në Euro 2024.

Në minutat e fundit, “Dardanët” sulmuan pa ndërpre për të shënuar golin e fitores, por nuk e arritën dhe kështu siguruan vetëm një pikë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Lajmi.net

Trajneri Alain Giresse është në ndeshjen e mbrëmshme nuk e futi në listën e lojtarëve, sulmuesin Albion Rrahmani. Ky i fundit ishte duke shikuar ndeshjen nga tribunat dhe ishte i ngritur në këmbë duke përcjellë momentet e fundit.

Sulmuesi i Ballkanit gjatë këtij sezoni në Superligë ka zhvilluar 23 ndeshje, ka shënuar 14 gola dhe ka bërë tre asiste. Ai ishte i ftuar te Kosova për dy ndeshje, por në asnjërën nuk ishte në stol apo në formacionin startues./Lajmi.net/