Kosova kërkon njohjen nga Vatikani
Zëvenëskryeministri, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Vatikani njohjen e Kosovës.
Lajme
Këtë ai e ka bërë në një takim që ka pasur me nuncin apostolic të Vatikanit për Kosovën, Mosinjor Jean Marie, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, Vatikani është përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës.
“Diskutim i shkëlqyeshëm me nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie. Vatikani është mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërsa tani kur jemi në përmbyllje të shtetndërtimit njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Lajmi.net/