Kosova ka qasje në internet më të lartë se mesatarja e BE-së
Agjencia Evropiane e Statistikave (Eurostat), ka publikuar të dhënat më të freskëta të vendeve në zgjerim, me një numër të vogël të treguesve ekonomikë dhe socialë, njofton Agjencioni i Statistikave të Kosovës.
Lajme
Sipas ASK-së në publikimin e Eurostat-it, i vitit 2019-të, në vitin 2018-të, Kosova ka qasjen më të lartë të internetit nepër shtëpi me 93 përqind, një mesatare më të lartë se vendet e Bashkimit Evropian e cila është 89 përqind.
Tek të dhënat statistikore demografike treguesit thonë se Kosova në 1 mijë banorë ka lindshmërinë më të lartë në rajon prej mbi 16 përqind edhe në raport me vendet e BE-së që ka mbi 9 përqind.
Kurse vdekshmëria në 1 mijë banorë ishte më i ulëti në 1 mijë banorë. Në vitin 2017 ishte mbi pesë përqind, kurse tek vendet evropiane është mbi 10 përqind.
Përfshirja e nxënësve në arsimin e lartë në 100 banorë është shtatë përqind, kurse tek vendet e BE-së mbi 3 përqind.
Poashtu Agjencia Evropiane e Statistikave monitoron ecurinë e vendeve në zgjerim tek Acqius të Bashkimi Evropian, në fushën e statistikave.