‘Kosova ka prioritete më të rëndësishme se sa Jabllanoviqin’

Edhe sot në Prishtinë do të protestohet kundër deklaratave fyese të ministrit të Kthimit Aleksandar Jabllanoviq. Por zv.ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, thotë se Kosova ka punë më të rëndësishme se sa të merret me deklarata. 

Lajme

27/01/2015 10:17

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se Kosova ka prioritete më të rëndësishme, se sa të merret me deklaratat e ministrit Aleksandër Jabllanoviq. 

Ky i fundit edhe pse ka kërkuar falje për deklaratat e tij, për të cilat thotë se është keqkuptuar, opozita vazhdon të kërkojë dorëheqjen e tij.