Kosova ia kalon edhe Japonisë në xhudo

Kosova ka lënë prapa Japoninë në xhudo.

Sport

14/08/2019 21:23

Sporti i xhudos ishte krijuar në Japoni në vitin e largët 1882, por shteti i Japonisë renditet në vendin e dytë, prapa Kosovës, në 10 vjetët e fundit.

Në shkrimin e publikuar nga JudoInside, për ‘artin e të fituarit të një medaljeje’, përmendet ecuria impresive e Kosovës gjatë dekadës së fundit.

Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka lënë prapa edhe Japoninë, që është vendi i origjinës së këtij sporti luftarak.

Japonia rangohet e dyta, me 65% të finaleve të fituara, e dyta përqindje më e lartë pas Kosovës, transmeton GazetaExpress.

Por, Japonia në këto dhjetë vjet ka zhvilluar më shumë finale, derisa këto finale prëfshijnë edhe duelet mes bashkëkombasve, ku përqindja ulet.

Shtete të tjera, si Rusia, Brazili e Holanda, kanë bilanc prej 50%, kurse, Franca 54%, Gejorgjia, Koreja 55%, ndërsa Kuba e Republika Çeke 59%.

Dy shtetet me përqindjen më të dobët janë shtetet e Amerikës së Jugut, Kili e Peruja, me nga vetëm 31%.

Kampionati Botëror i xhudos do të mbahet më vonë këtë muaj, në Tokio të Japonisë, ku Kosova do të synojë medaljet e arta të radhës. Botërori mbahet në datat 25 gusht – 1 shtator.