Kosova i mbanë leksion Shqipërisë se si mbahen zgjedhjet

Kosova sot po voton për legjislaturën e re, nga e cila del edhe ekzekutivi që do të qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme. Procesi zgjedhor përgjithësisht po shkon i qetë. Këshilltari i kryeministrit Adri Nurellari, që vjen nga Shqipëria, thotë se dallimi Kosovë-Shqipëri është si dita me natë. 

Lajme

08/06/2014 12:45

Nurellari shprehet i habitur për të mirë, me qetësinë që po i karakterizon këto zgjedhje. Ai përmes një postimi në Facebook, ku shihet bashkë me stafin e kryeministrit duke pirë kafe, thotë se dita e zgjedhjeve po kalon përmes një maksimumi qetësie. 

“Kafja e mëngjesit në ditën e zgjedhjeve në maksimumin e qetësisë. Dallimi i zgjedhjeve Shqipëri-Kosove si nata me ditën”, ka shkruar Nurellari.