Kosova humb në ‘testin’ e parë kundër Sllovakisë, vazhdojnë përgatitjet për Eurobasket 2021

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka luajtur dje një ndeshje testuese me kombëtaren e Sllovakisë.

Sport

21/07/2019 09:14

Dardanët, të udhëhequr nga Damir Mulaomerovic, zhvilluan një ndeshje miqësore për të parë se si qëndrojnë me formën e tyre.

Kosova u mposht nga kombëtarja sllovake me rezultatin 85:79, në një ndeshje ku u provuan lojtarët, shkruan lajmi.net.

Më i dalluari tek skuadra jonë ishte Dardan Berisha, i cili kontribuoi me 30 pikë të realizuara.

Para ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021, kundër Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut, Kosova luan edhe një tjetër ndeshje miqësore me Sllovakinë, në Bratisllavë.

Dueli i dytë do të zhvillohet sot, me fillim nga ora 18:00. /Lajmi.net/