Kosova hapë për herë të parë ambasadën e saj në Kanada

Kosova është në proces të hapjes për herë të parë të ambasadës së saj në Kanada.

Lajme

07/10/2015 16:13

I ngarkuari me punë të ambasadës është Lulzim Hiseni, i cili ka mbërritur në Ottawa në fund të muajit gusht. Ai ka gjetur një shtëpi në lagjen luksoze të Ottawa, Glebe, ku ka filluar të takohet me zyrtarët kanadezë dhe korin diplomatik, dhe është në kërkim të një hapësirë të duhur që mund të shërbejë si ambasadë, transmeton lajmi.net.

Ai shpreson që me 17 shkurt edhe zyrtarisht të nisë punën ambasada e Kosovës, kur edhe do të festohet përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Gjatë një interviste dhënë më 28 shtator, Hiseni ka deklaruar se pret që edhe një tjetër diplomat ti bashkohet gjatë vitit të ardhshëm, por edhe pjesa tjetër e stafit sapo të hapet ambasada.

Kanada ka njohur Kosovën si shtet vetëm një muaj pasi është ndarë nga Serbia. Ky vend ka ndjekur shembullin e aleatëve perëndimorë si: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca, edhe pse Serbia përkohësisht kishte tërhequr ambasadorin e saj si shenjë proteste. (lajmi.net)