Kosova-Gjibraltari, rezultat shokues

Basketbollistet kosovare kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian U-18 që është duke u mbajtur në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Sport

10/07/2016 18:22

Kosovaret fituan me rezultat të thellë kundër Gjibraltarit. Rezultati përfundimtar këtij takimi ishte 79:31.

Basketbollistja më e mirë kosovare në këtë takim ishte Adea Kastrati, e cila shënoi 22 pikë, pati 5 kërcime dhe 2 asistime.

Kurse u ndihmua edhe nga Muhadri e Daku që shënuan 16, respektivisht 13 pikë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.