Kosova ftohet në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

Komiteti Olimpik i Kosovës ka marrë zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike verore që në vitin e ardhshëm organizohen në Tokio.

Sport

26/07/2019 13:06

Përmes një njoftimi, ‘KOK’, ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, për pjesëmarrje në ‘Tokyo 2020’.

Kjo do të jetë hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike.

Kujtojmë se në debutimin në Rio në vitin 2016, Kosova fitoi medaljen e artë në xhudo me Majlinda Kelmendin.

“@NOCKOSOVO sot ka pranuar ftesën e @Olympics për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike @Tokyo2020. Për #Kosovën, Tokio 2020, do të jenë Lojërat e dyta Olimpike. Në @Rio2016, ekipi ynë Olimpik debutoi me medaljen e arit të fituar nga kampionia Majlinda Kelmendi”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës./Lajmi.net/