Kosova fillon stërvitjet për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka filluar përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës.

Sport

19/03/2019 16:56

Përfaqësuesja e Kosovës ka grumbulluar lojtarët, gjersa po i zhvillojnë stërvitjet për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Ndeshja me kombëtaren daneze do të zhvillohet këtë të enjte më 21 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

‘Lajmi.net’ i ka ndjekur nga afër stërvitjet e para të Kosovës, pas ndeshjeve që kishim në Ligën e Kombeve.

Më 25 mars do të fillojë rrugëtimi i ri për Përfaqësuesen tonë për në Kampionatin Evropian ‘EURO 2020, ku do të përballemi me Bullgarinë në ‘Fadil Vokrri’. /Lajmi.net/