Kosova e Zvicra me marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë
Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti dhe ambasadori zviceran në Kosovë, Jean Hubert Lebet kanë nënshkruar marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat në mes të dyja vendeve.
Lajme
Hoti ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nënkupton thellim të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Zvicrës, njofton Klan Kosova.
“Për neve Zvicra është vend mik që kemi konsiderata të veçanta, për arsyen e thjeshtë pasi një numër i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë atje”, ka pohuar Hoti.
“Me këtë marrëveshje krijohet një kornizë e re për rritjen e investimeve. Tash ne krijojmë një bazament të fuqishëm të të nxisim investimet zvicerane në Kosovë”, ka shtuar ai.
Kurse Hubert ka thënë po ashtu se kjo marrëveshje është e rëndësishme për bashkëpunimin mes dyja vendeve sa i përket fushës ekonomike.