Kosova e vërshuar nga shiu i djeshëm, pamje nga aeroplani (Foto)

Shiu i rrëmbyeshëm që ra për rreth katër orë pa ndërprerë në Kosovë, shkaktoi vërshime thuajse në të gjitha qendrat e Kosovës. 

Lajme

07/02/2015 19:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tha se sasia e shiut të rënë dje për gjatë katër orëve ishte e më e madhe se sa ajo e rënë gjatë tërë muajit shkurt të vitit të kaluar.

Toka e mbuluar me ujë nga shiu i djeshëm mund të vërehet edhe nga aeroplani.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook disa foto të realizuara nga aeroplani, që paraqesin gjendjen e pas vërshimeve. (lajmi.net)