Kosova e Shqipëria heqin tatimin për librat

Ministri i Financave të Shqipërisë, Shkëlqim Cani, të premten do ta vizitojë Kosovën, ku do të takohet me ministrin e Financave të Kosovës, Besim Beqaj.

Lajme

28/03/2014 11:48

Pas takimit dy ministrat do të nënshkruajnë dy marrëveshje, atë për heqjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar në import për librat, produktet e përafërta me librin, gazetat, revistat, periodikët si dhe materialet e ngjashme të shtypit të publikuara në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Kosovës.

Pop ashtu do të nënshkruhet edhe marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal. /Kosovapress/