Kosova e Serbia flasin për Asociacionin

Grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar takimin e radhës për Asociacionin e Komunave dhe zbatimin e marrëveshje për Doganat.

Lajme

03/12/2013 12:17

Në Bruksel po zhvillohet takimi i radhës  në mes të grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për funksionalizmin e Asociacionit të Komunave dhe zbatimin e marrëveshjes për doganat.

Sipas një komunikate për shtyp nga Qeveria e Kosovës, takimet ndërmjet të grupeve punuese të të dy delegacioneve kanë filluar sot.

Në agjendë përveç bashkësisë së komunave serbe është edhe zbatimi i marrëveshjes për doganat.

Delegacionin e Prishtinës edhe në këtë raund e drejton zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.