Kosova e papërmbajtshme, e fiton me rezultat të thellë pjesën e parë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në basketboll e ka fituar me rezultat bindës 39:20 pjesën e parë të finales së Kampionatit Evropian të Divizionit C ndaj Qipros.

Sport

29/07/2018 20:18

Djemtë e Kosovës kanë qenë superiorë gjatë pjesës së parë, duke mos i dhënë mundësinë mysafirëve nga Qipro për asnjë moment.

Në çerekun e parë, Kosova realizoi performancë të jashtëzakonshme, duke e fituar këtë çerek me rezultat 23:7.

Kosova ishte më e mirë edhe në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me rezultat 16:13./Lajmi.net/