Kosova e pa fat, barazon me gjysmëfinalistin e Lojërave Olimpike Rio 2016

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është treguar e pa fat në ndeshjen e sotme në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Sport

12/06/2019 22:03

Hendbollistët tanë barazuan Poloninë, e cila ishte gjysmëfinaliste e Lojërave Olimpike Rio 2016.

Rezultati ishte 23:23, ndërsa polakët barazuan shifrat vetëm në sekondën e fundit. 23:21 ishte rezultati në minutën e fundit, para se mysafirët të shënonin dy herë. Pjesa e parë u mbyll 14:13 për tanët.

Takimi u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para rreth 800 shikuesve.

Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidenti Gazmend Maxhuni, si dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv.

Pas pesë takimeve, djelmoshat e trajnerit Taip Ramadani, ndodhen në vendin e fundit në grup me tri pikë. Ndeshjen e fundit e luan ndaj Gjermanisë në udhëtim./Lajmi.net/