Kosova e impresionon edhe Werder Bremen

Paraqitja dhe rezultati i Kombëtares së Kosovës ndaj Danimarkës, ka impresionuar edhe gjigantin e Bundesligës, skuadrën e Werder Bremen.

Sport

22/03/2019 09:10

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të ndalë në barazim 2:2 Danimarkën të enjten mbrëma në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Armir Rrahmani dhe Bersant Celina ishin realizatorët për “Dardanët”, derisa Christian Eriksen dhe Pierre-Emile Hoejberg shënuan për mysafirët, të cilët duhet të jenë shumë të lumtur me rezultatin.

Paraqitje të mirë regjistroi edhe Milot Rashica, që në krahun e djathtë jo pak herë vuri në vështirësi mbrojtjen e Danimarkës.

Pas ndeshjes me Danimarkën, Kosova ka marrë një ‘duartrokitje’ edhe nga Werder Bremen.

“Rezultat impresiv,” duke ia bashkangjitur fjalëve një emotik fuqie dhe flamurin kosovar.

“Vazhdo me punën e mirë Milot Rashica.”/Lajmi.net/