Kosova e blenë miqësinë me SHBA-të

Qeveria e Kosovës paguan për të pasur raporte të mirë me zyrtar të lartë të SHBA-ve. Kompania lobuese “Patton Boggs” është ndërmjetësuesi i këtyre marrëdhënieve. 

Lajme

17/05/2014 09:41

Ekzekutivi i Kosovës paguan kompaninë lobuese “Patton Boggs” me qëllim që të mbajë kontakte me anëtarët e Kongresit, zyrtarët e degës ekzekutive, si dhe me përfaqësues të medies, shkruan sot Koha Ditore.

Njerëzit me ndikim në këtë kompani kishin lobuar në Kosovë që kontrata për autostradën t’i jepej “Bechtelit”. Prej kohësh ata kishin njohje me kryeministrin Hashim Thaçi.

Më shumë se një milion dollarë të buxhetit të Kosovës janë derdhur në llogaritë e dy kompanive lobuese amerikane, me qëllimin për të ndikuar në raportet bilaterale me Shtetet e Bashkuara. Marrëdhënia kontraktuale për qëllimin e njëjtë vazhdon të jetë ende. (Koha Ditore)