Kosova e bëri atë që s’ka mundur ta bëjë Franca, Suedia, Meksika…

Kosova ka qenë afër një fitore të madhe ndaj Danimarkës në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen që përfundoi 2:2.

Sport

21/03/2019 23:20

Mysafirët golin që i shtëpi nga humbja e arritën vetëm në minutën e 91’ të takimit.

Një fakt interesant është se në vitin 2018 shumë pak skuadra kanë arritur t’i shënojnë gola Kombëtares së Danimarkës.

Derisa Kosova shënoi dy herë në portën e danezëve, këta të fundit e kanë mbajtur të paprekur portën në ndeshjet kundër Kilit, Suedisë, Meksikës, Francës, Republikës së Irlandës dhe Austrisë.

Një dëshmi e mirë që sulmi mbetet një armë e fortë për Kosovën./Lajmi.net/