Kosova, e ardhme e ndritur: Mosha mesatare e skuadrës flet shumë

Kombëtarja e Kosovës është një prej kombëtareve më premtuese në botën e futbollit, sidomos në rajon.

Sport

10/06/2019 13:00

Me një përbërje shumë të re, skuadra e Kosovës po arrin që të aplikojë një lojë tejet atraktive nën urdhrat e Bernard Challandes.

Në listën e skuadrës me 25 emra, ‘transfermarkt’ llogaritë një moshë mesatare prej 24.6 vjeçare, përcjell lajmi.net.

Por, kjo mesatare ishte edhe më e ulët në formacionin e fundit startues të Kosovës, në ndeshjen kundër Malit të Zi.

Në Podgoricë, mosha mesatare e formacionit startues ishte 23.36, me Fidan Alitin si më i vjetri (25) dhe Arijanet Muric si më i riu (20).

Nëse sonte mbetet përbërja e njëjtë dhe Zhegrova luan në vend të lënduarit Arbër Zeneli, atëherë mesatarja do të ulet edhe më shumë, në 23.18.

Me të vërtetë këto shifra tregojnë se Kosova ka një të ardhme shumë të ndritur përpara. /Lajmi.net/