Kosova drejt Kampionatit Evropian – Morina kërkon përkrahje nga publiku

Kombëtarja e Kosovës në Basketboll është duke u përgatitur për ndeshjet parakualifikuese të Kampionatit Evropian.

Sport

19/07/2019 14:59

Dardanët janë grumbulluar në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ku po zhvillojnë seancat stërvitore.

Një nga lojtarët e grumbulluar është edhe Gëzim Morina, i cili ka kërkuar përkrahje nga publiku për dy ndeshjet e ardhshme.

. “Nuk do të jetë lehtë dhe kundërshtarët kanë ekipe për tu respektuar. Do të kemi edhe dy miqësore me Sllovakinë (të shtunën dhe të dielën) që do të na ndihmojnë shumë. Ftoj publikun që të na përkrahin maksimalisht, sepse kemi nevojë për përkrahjen e tyre. Tifozët na kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe shpresoj se kështu do të jetë edhe kësaj radhe. Angazhimi ynë nuk do të mungoj në fushë dhe shpresoj të arrijmë objektivat”, deklaroi Gëzim Morina për FBK, transmeton lajmi.net.

Dardanët më 3 gusht janë mysafirë të Luksemburgut, më pas e presin Britaninë e Madhe më 7 gusht dhe Luksemburgun më 14 gusht, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë në udhëtim më 17 gusht. /Lajmi.net/