Kosova do ta paguajë pjesën e vet të borxhit ndaj Japonisë

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka takuar ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Japonisë në Austri, Kosovë dhe Maqedoni, Makoto Taketoshi, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunim dhe investimeve nga Japonia.

Lajme

12/03/2015 14:35

Kosova do ta marrë përgjegjësin për të paguar pjesë e borxhit që ka ndaj Japonisë. Këtë e ka barë të ditur zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takim që ka zhvilluar me ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Japonisë në Austri, Kosovë dhe Maqedoni, Makoto Taketoshi.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, thuhet se Thaçi gjatë takimit e ka njoftuar ambasadorin japonez së në dialogun me Serbinë, do të bisedohet edhe çështja e borxhit ndaj Japonisë.

“Pjesë e dialogut do të jetë edhe çështja e borxhit ndaj Japonisë dhe se Kosova do të marrë mbi vete pagesën e pjesës së vet të borxhit që kjo çështje të mos bëhet pengesë në marrëdhëniet mes dy vendeve”, është shprehur Thaçi, thuhet në komunikatë.

Zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi ambasadorin Taketoshi për konsolidimin e shtetit të Kosovës, brenda dhe jashtë, si dhe për rolin konstruktiv që Kosova po luan në rajon.

Ai shtoi se Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja e Japonisë në zhvillimin e vendit pas luftës dhe ftoi që të thellohet ky bashkëpunim mes vendeve.

Ambasadori japonez Taketoshi falënderoi zëvendëskryeministrin Thaçi për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe njoftoi për projektet që shteti i Japonisë ka me Kosovën.

Ambasadori Taketoshi njoftoi për projektet për asistencë teknike në Pejë dhe Istog si dhe për projektet me Ministrinë e Arsimit për të financuar shkollimin e plotë të një studenti nga Kosova, çdo vit, në universitetet e Japonisë.