Kosova do të pranohet në FIBA, por ja cila është kërkesa e radhës e Serbisë

Federata e Basketbollit të Serbisë tashmë është duke e pranuar faktin se Kosova do të pranohet në FIBA. Sidoqoftë, ata kanë një kërkesë tjetër.

Sport

11/02/2015 17:03

Federata e Basketbollit të Serbisë kërkon që takimet ndërmjet tyre dhe Kosovës të evitohen që do të thotë se këta dy shtetet nuk duhet të përballen kurrë ndërmjet veti.

Përndryshe, pranimi i Kosovës në FIBA është pothuajse një punë e kryer, e cila pritet të rregullohet në mënyrë zyrtare më 12 ose 13 mars.

Në një takim të kreut të federatës serbe, Dragan Djilas me drejtues të FIBA-s në Mynih, udhëheqësit serb kanë kërkuar që në rast se merret vendim për pranimin e Kosovës, duhet patjetër të evitohen përballjet mes dy shteteve.