Kosova dhe Millosheviqi e larguan Unitedin nga FA Cup në vitin 1999

Ndonëse duket e pabesueshme por është e vërtetë. Në mediat angleze është konfirmuar Manchester United mbeti pa FA Cup në vitin 1999, shkaku i luftës që ishtë në Kosovë.

Sport

25/03/2015 16:55

Sipas raportit të Daily Mail, mësojmë se kryeministri i atëhershëm britanik, Tony Blair, kishte kërkuar nga Unitedi që të luanin në inaugurimin e Botërorit të Klubeve në Brazil, në tentim për ta bindur FIFA-n që t’ua jepte të drejtën e organizimit të Kupës së Botës në vitin 2006.

Kjo bëri që United të tërhiqej nga garat në FA Cup. Por, Sir Alex Ferguson dëshironte të garonte edhe në FA Cup dhe për këtë provoi gjithë ditën ta telefononte Blairin, i cili atë botë ishte në Kosovë, raporton Daily Mail.

Në ato momente, Blair ishte duke organizuar një takim me ish-presidentin famëkeq të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviqin.

Dukeq enë i zënë me luftën në Kosovë, Blair nuk i dha përgjigje Unitedit dhe këta të fundit u detyruan të mos marrin pjesë në FA Cup atë stinor, duke humbur kështu mundësinë për ta fituar një trofe. /Gazeta Express/