Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshje për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim në vendet përkatëse

Republika e Kosovës dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm, duke u përqëndruar veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria, ekonomia dhe integrimet euroantlantike. Në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës,…

Lajme

27/09/2024 18:25

Republika e Kosovës dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm, duke u përqëndruar veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria, ekonomia dhe integrimet euroantlantike.

Në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, u takua me homologun e saj lituanez, Ministrin Gabrielius Landsbergis, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje për evitimin e imigrimit ilegal, përmes ripranimit të personave që qëndrojnë pa autorizim në vendet përkatëse.
Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për Kosovën, në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin euroantlantik.