Kosova dhe Ballkani nga perspektiva e historianit Sir Noel Malcolm

Gjatë mbrëmjes së djeshme Ambasada e Kosovës në Londër ishte nikoqir i një mysafiri të veçantë, profesorit dhe historianit të shquar të Ballkanit, nga Universiteti i Oxfordit, Sir Noel Malcolm.

Lajme

04/02/2016 11:10

Ambasadori Lirim Greiçevci zhvilloi një bisedë me të, lidhur me tema të ndryshme për të historinë e shqiptarëve, atë të Kosovës dhe të Ballkanit në përgjithësi, transmeton lajmi.net

Gjithashtu u fol edhe për historitë e shkruara të Bosnjës dhe Kosovës nga profesori Malcolm të cilat kishin thyer mitet e atëhershme të propagandës jugosllave tek lexuesit dhe vendimmarrësit ndërkombëtarë.

Libri i tij i fundit, “Agjentët e Perandorive” flet për një histori shumë interesante të dy familjeve të afërta shqiptare, Bruti dhe Bruni, nga shekulli 16, të cilat kishin dhënë funksionarë dhe komandantë të shquar për perandori të ndryshme të kohës.

Në fund, publiku pati rastin të ndërlidhet me pyetje të ndryshme nga historia dhe aktualiteti. Profesori Malcolm është dekoruar me medalje nga Presidentja e Kosovës. Ai është anëtar i jashtëm i Akademisë Shkencave dhe Arteve të Kosovës. /lajmi.net