Kosova dënon dhunën në Maqedoni, bënë thirrje për dialog

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovë (MPJ), ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Maqedoni.

Lajme

09/05/2015 13:01

Sipas  një reagimi të MPJ-së , thuhet se kjo ministri është duke përcjell me shqetësim të thellë lajmet në Maqedoni për incidentet e dhunshme në disa lokalitete, me viktima te raportuara.

MPJ ka thënë se shteti i Kosovës dënon ashpër cenimin e rendit dhe të sigurisë dhe bënë thirrje nga të gjitha palët që të përmbahen dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut politik.

“Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës po përcjell me shqetësim të thellë lajmet në Maqedoni për incidentet e dhunshme në disa lokalitete, me viktima te raportuara”.

“Republika e Kosovës dënon ashpër cenimin e rendit dhe sigurisë nga çfarëdo individi apo grupi me qëllime destabilizuese në Maqedoni. MPJ njëkohësisht apelon tek të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut politik, në kuadër të institucioneve të vendit dhe Marrëveshjes së Ohrit, që garanton integritetin e Maqedonisë dhe përmbushjen e të drejtave të komuniteteve”, thuhet në reagimin e MPJ-së