Kosova – Danimarka, bastoret ndryshojnë kuotat

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Danimarkës do të përballën sot (e enjte) për ta zhvilluar ndeshjen miqësore.

Sport

21/03/2019 14:35

Ndeshja që fillon nga ora 19:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Bastoret më të mëdha botërore janë duke e favorizuar Danimarkën në këtë përballje, duke i dhënë një kuotë rreth 1.50, raporton lajmi.net.

Nga ana tjetër, Kosova fillimisht e kishte kuotën deri në 12, por ai ka filluar të bije deri në 6.50.

Më poshtë mund të shikoni se si po kotohet Përfaqësuesja jonë ndaj asaj të Danimarkës. /Lajmi.net/