Kosova – Britania e Madhe, Dardanët përballë betejës përfundimtare

Basketbollistët e Kosovës të mërkurën në “Minatori” të Mitrovicës do të zhvillojnë ndeshjen vendimtare ndaj Britanisë së Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Sport

06/08/2019 15:00

Dardanët janë të motivuar për këtë sfidë dhe nuk dorëzohen pavarësisht humbjes nga Luksemburgu.

Fitorja do tu ndihmonte shumë, derisa më 14 korrik, prapë në Minatori e presin Luksemburgun.

Lojtarët kanë nevojë për përkrahje në njërën nga palestrat ‘më të nxehta’ në Kosovë.

Ndeshja fillon nga ora 20:30, derisa tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë konfirmuar prezencën e tyre në palestër.

Basketbollistët më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve në përballjen vendimtare. /Lajmi.net/