Kosova bie një pozitë më poshtë në ranglistën e UEFA-s, shkaku i eliminimit të Gjilanit
Skuadra e Gjilanit është e vetmja nga Kosova që mbrëmë nuk arriti t’i vazhdonte garat në UEFA Conference League. Dhe kjo ishte arsyeja pse në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit në Europë, UEFA – Kosova bie një pozitë më poshtë, shkruan Lajmi.net Tani Kosova është në pozitën e 37-të, dhe kalohet nga…
Sport
Skuadra e Gjilanit është e vetmja nga Kosova që mbrëmë nuk arriti t’i vazhdonte garat në UEFA Conference League.
Dhe kjo ishte arsyeja pse në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit në Europë, UEFA – Kosova bie një pozitë më poshtë, shkruan Lajmi.net
Tani Kosova është në pozitën e 37-të, dhe kalohet nga shteti i Letonisë.
Kujtojmë që edhe skuadra e Ballkanit u eliminua nga Liga e Kampionëve, por ekipi nga Suhareka do të bëjë gara në UEFA Conference League, së bashku me Dritën dhe Dukagjinin.
Sigurisht që në rast të ndonjë suksesi të tri klubeve kosovare, në ranglistë gjasat për t’u ngritur janë shumë të mëdha.
Ndeshjet në UEFA Conference League të Ballkanit, Dukagjinit dhe Dritës zhvillohen më datat 27 korrik dhe 3 gusht./Lajmi.net/
BiH drops one place in UEFA League Ranking. ⬇️ pic.twitter.com/hsoLO75tBn
— Bosniaco?? (@Bosnjakkk1) July 20, 2023