Kosova barazon me Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare U19, drejtuar nga trajneri Arjan Bellai, ka zhvilluar një miqësore me homologen e saj kosovare.

Sport

15/10/2015 21:57

Kombëtarja shqiptare U19, drejtuar nga trajneri Arjan Bellai, ka zhvilluar një miqësore me homologen e saj kosovare, duke barazuar 2-2 në Kukës, pasditen e së enjtes.

Të parët kanë shënuar futbollistët tanë me anë të Jurgen Bardhit dhe Rubin Hebaj. Më pas ekipi kosovar ka arritur të baraspeshojë lojën, duke shënuar edhe ata dy gola.

Kjo ndeshje, është zhvilluar në kuadrin e përgatitjeve që po bën kjo skuadër, për eliminatoret e Kampionatit Europian, shkruan “Sportal.al”.

Bellai është emëruar disa javë më parë si trajner i ekipit kombëtar U19, së bashku me ndihmësin e tij, Sulejman Demollari.

Kosova dhe Shqipëria u ndeshën edhe tre ditë më parë në Prizren dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për 19-vjeçarët kosovarë.