Kosova arrin barazim historik ndaj Italisë në sekondën e fundit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur të marrë një barazim historik ndaj nikoqirëve të Italisë, në sfidën e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Sport

10/01/2020 21:52

Ndeshja e zhvilluar në Benevento, ka përfunduar baras, 26:26.

Ky sukses vjen falë mos dorëzimit të Kombëtares së Kosovës, që golin e barazimit të rezultatit e shënuan në sekondat e fundit të takimit, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshje në pjesën më të madhe të saj ishte e barabartë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 11:11.

Përveç kësaj ndeshje, Kosova nesër prej orës 18:00 do të takohet me Rumaninë ndërsa të dielen prej orës 16:00 me Gjeorgjinë./Lajmi.net/