Kosova 3-1 Malta, notat e lojtarëve

23:14 | 11 Tetor 2018

Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj Maltës.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar 3 me 1 ndaj Maltës, duke përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në Grupin D,

Lojtari më i mirë i ndeshjes Kosovë – Maltë, ishte Benjamin Kololli, që shënoi dy gola në ndeshje, duke marr notën 8.8, raporton “lajmi.net”.

Nga ana tjetër, dështimi i ndeshjes ishte mesfushori i Maltës, Mifsud, që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshje, ndërsa mori vlerësimin 5.0.

Më poshtë mund t’i shikoni notat e lojtarëve të Kosovës dhe Maltës. /Lajmi.net/