Të Infektuar: 55.135

Të Shëruar: 48.572

Të Vdekur: 1.399

Kosnett shprehu mbështetjen për KQZ-në në organizimin e zgjedhjeve

16:55 | 14 Janar 2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Daka shprehu mirënjohje për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara jo vetëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Daka e njoftoi Kosnett lidhur me përgatitjet të cilat është duke i zhvilluar KQZ-ja në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Nga ana e tij, ambasadori Kosnett theksoi rolin e KQZ-së për proceset demokratike në Republikën e Kosovës, duke i përkrahur përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta për popullin e Kosovës.

Ai shprehu mbështetjen për KQZ-në në rolin kyç që kanë organizimin e zgjedhjeve. /Lajmi.net/