Kosnett mirëpret vendimin e Kuvendit për ndryshimin e Ligjit të OJQ-ve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit për Organizatat Joqeveritare.

Lajme

16/04/2019 12:04

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se kjo ndihmon në sigurimin dhe mbrojtjen e transparencës dhe financimit të këtij sektori, shkruan lajmi.net.

“Përgëzoj Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Organizatat Joqeveritare për të ndihmuar në sigurimin dhe mbrojtjen e transparencës të financimit të këtij sektori”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

“Duartrokasim bashkëpunimin në mes të Qeverisë, Kuvendit dhe shoqërisë civile për këtë ndryshim”. /Lajmi.net/