Kosnett: Kurti e di se nuk është zgjedhur kryeministër i Shqipërisë Veriore apo Shqipërisë së Madhe

“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për heqje të taksës dhe i bëjmë thirrje Serbisë të përfundojë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës. Ne dëshirojmë që të dy qeveritë të konkurojnë në krijimin e kushteve të mira dhe përmirësimin e marrëshënieve”, tha ambasadori i SHBA-ve në Kosovë në një intervistë për Kossev.

Lajme

03/12/2019 20:17

SHBA-të dhe BE sipas tij mbeten të përkushtuara në përkrahjen e dialogut dhe zgjidhjen e qëndruehsme midis dy vendeve.

Kossnet është shprehur se pret sa më shpejt nga të dy palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe në mënyrë konstruktive të zgjedhin çështjen e dialogut.

“Kjo nuk do të thotë që negociatat do të jenë të lehta; ka arsye të dukshme për këtë. Ekzistojnë shumë mosmarrëveshje historike. Niveli i besimit te të dy vendet është i ulët dhe të gjithë e dinë, por unë besoj se qeveria e re në Kosovë do të vazhdojë procesin”, tha diplomati amerikan.

Përveç procesit të dialogut zyrtar, SHBA-të, shpjegon Kosnet janë të interesuara të bindin bashkëpunimin midis institucioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, si atë qeveritar, ashtu edhe civil.

Kosnett gjithashtu ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, duke thënë se: “ky do të ishte një hap i tmerrshëm prapa” dhe duke shtuar se kjo është shmangur, transmeton lajmi.net.

Kosnett gjithashtu tha se qeveria e re e Kosovës do të ulet në tryezën e Mini-Shengenit, e gjithashtu e ka përshëndetur iniciativën duke marrë parasysh që zhvillimi ekonomik i Kosovës varet dukshëm nga përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët.

Ai shprehu besim se qeveria e re e Kosovës “do të ketë besimin të ulet në tryezë në një pozitë të barabartë dhe të negociojë bindshëm”.

Kosnet ka konstatuar se qeveria midis LDK-së dhe Vetëvendosjes do të formohet.

“Unë ndaj disponimin e qytetarëve të Kosovës për të parë një qeveri të tillë dhe besoj se ajo do të formohet dhe të fillojë operimin”, tha Kosnett.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett ka folur gjithashtu edhe për raportin e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti me Listën Serbe.

Kurti e di se Lista Serbe është një realitet politik që nuk mund të injorohet

Ambasadori amerikan pretendon se udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është i vetëdijshëm për përgjegjësitë e kryeministrit dhe është i vetëdijshëm për rolin e Listës Serbe.

“Ai duhet të takohet me të gjitha komunitetet, jo vetëm me liderët politikë, por edhe me qytetarët e thjeshtë për t’i dëgjuar shqetësimet e tyre”, tha Kosnett duke shtuar se roli i Listës Serbe si subjekt politik nuk mund të injorohet.

Kosnett i pyetur për Albin Kurtin është shprehur se ai nuk është zgjedhur kryeministër i Shqipërisë së Madhe.

“Nuk është sekret që ai ka ndjenja të forta për identitetin shqiptar. Ai është shumë krenar për këtë, por unë mendoj se Albin Kurti synon të jetë kryeministër i Kosovës, ai e di që nuk u zgjodh kryeministër i Republikës së Shqipërisë Veriore ose Shqipërisë së Madhe. Kur ai të marrë detyrën, duhet t’u tregojë njerëzve qëllimet e tij”, tha Kosnett. /Lajmi.net/