Kosnett: I dërguari i posaçëm i Trumpit i gatshëm të bashkëpunojë me Thaçin

15:26 | 9 Tetor 2019

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për takimin e Presidentit Hashim Thaçi me ambasadori, Richard Grenell.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Kosnett tha se Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të Kosovës.

“I dërguari i posaçëm presidencial Grenell mezi pret të punoj me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të #Kosovës, që të ndihmoj për të sjell paqe, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Kosnett në Twitter. /Lajmi.net/