Kosnett falënderon ushtarët amerikanë për shërbimin në Kosovë

17:42 | 11 Qershor 2019

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë ka falënderuar ushtarët amerikanë të KFOR-it për shërbimin e tyre në Kosovë.

Këtë ai e ka bërë përmes një postimi në Tëitter në të cilin falënderuar ushtarët e shtetit të tij për shërbimin 20 vjeçar në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Faleminderit qindra ushtarëve amerikanë të cilët kanë shërbyer për KFOR-in dhe në operacionet për paqen në Kosovë në 20 vjetët e fundit”, ka shkruar Kosnett.

Ndryshe, Kosova këto ditë po shënon 20 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë në atë që njihet si Dita e Çlirimit.

Në kuadër të kësaj në Kosovë po qëndron edhe ish-presidenti amerikan Philip Kosnett. /Lajmi.net/